Dihet që vendet skandinave kanë një lidhje të ngushtë me botën arabe.
Por historia e marrëdhënieve mes tyre duket se daton shumë herët, raporton Washington Post.
Një nga arkeologët më të famshëm suedez, Hjalmar Stolpe, ka zbuluar një unazë në varrin viking Birka.
Gruaja në varr mbante një unazë në shekullin e 9-të.
Në të lexohej: “Për Allahun”.
Autorët thonë se kjo tregon lidhjen e ngushtë mes shoqërisë vikinge dhe kalifatit të Abisadit, që dominonte Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në atë kohë.
Kjo nuk është e vetmja provë që vikingët kishin lidhje me arabët.
Emisari i kalifit Abisad, Ahmat ibn Fadlan në fakt ankohej për vikingët, duke thënë se ata janë krijesat më të pista të Allahut.
“Ata nuk e pastrojnë veten kur urinojnë,” shkruante ai dikur.
Mapo. Ahmed ibn Fadlan shkruan per ruset qe jane me te piset jo per vikinget. Pershkruan nje rast ku kusia me uje perdorej per tu lare dhe i kalohej tjetrit. Kjo dhe vete Ahmed ibn Fadlan jane pershkruar dhe ne filmin Luftetari i 13’te me Antonio Banderas, gabimisht per vikinget. Gjithashtu permend se si grate kalonin nga nje “dore” ne tjetrin, dhe rritet e papastra te daljes ne natyure te tyre. Prej ketyre rasteve thote per ruset se jane me te pistit e me te shpifurit qe ka pare ndonjehere.
Per Vikinget Ahmed ibn Fadlan thote. Zoti ju ka dhuruar nje pamje te bukur. Jane te gjate me floke te verdhe me trupa te mbushur, nga rracat me te pashme te Zotit.
Ahmed ibn Fadlan gjithashtu eshte arsye pse shume gjera per vikinget i dime sote. Varrimi mbreteror psh eshte pershkruar ne detaj nga ai, ku merej nje vajze e virgjer dhe lidhej ne nje varke vikinge ku ishte dhe trupi i mbretit te vdekur dhe me pas i vihej zjarri.
Ne Spanje eshte nje lagje e tere Vikingesh te cilet u shperngulen ne Andaluzi gjate Kalifatit Andaluz.
Informacion I sakte nga Drini,por duhet shtuar se vikinget krijuan ngujime deri ne Kiev dhe sh u vendosen edhe ne perendim te Rusise dhe I dhane emrin vetes ruse qe afersisht do te thote roje ne gjuhen vikinge