Aktualitet

E rrallë/ Në këtë qendër votimi ka votuar vetëm një person








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:39 - 30/06/19 |
mapo.al

Teksa deri më tani flitet për një pjesëmarrje të ulët në votime, befasia vjen nga fshati Ngraçie në Mallakastër. Deri në mesditë në këtë qendër votimi ka votuar vetëm një person.


Komisionerët kanë pohuar se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Kjo lidhet edhe me faktin se fshati Ngraçie është edhe vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili ishte një nga të proceduarit për pengim të procesit zgjedhor.


Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me pengimin e zhvillimit të procesit janë arrestuar 2 punonjës si dhe nënkryetari i bashkisë Ballsh është shpallur në kërkim. /TCH






Etiketa: , , ,

Pas