Në maternitetin kryesor të Tiranës kanë ardhur në jetë shëndoshë e mirë trinjakët e radhës. Dy prindër kanë shtuar familjen e tyre me tre fëmijë njëkohësisht, diçka kjo e rrallë për një familje.
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndau lajmin e gëzueshëm.
“Gëzim i papërshrueshëm për familjen Arapi që sapo janë gëzuar me trinjakë.”
“Ami, Mia dhe Zoi janë shëndosh e mirë falë punës së shkëlqyer të dr. Enkeleda Prifti dhe Rubena Moisiu në Maternitetin “Koço Gliozheni”, tha ministrja e Shëndetësisë.