Aktualitet

E rrëmbyen dhe e dhunuan për vdekje, del fotoja e Jak Prengës (FOTO)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 28/01/20 |
mapo.al

MAPO publikon fotografinë e 49-vjeçarit Jan Prenga, i cili u rrëmbye dhe u mor peng më 17 janar në Kamëz, ndërsa policia konfirmoi sot vdekjen e tij pas dhunës barbare nga katër persona.


Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H. Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng”, njoftoi policia.




Prenga ka ndërruar jetë pa mbërritur te resorti luksoz në pronësi të Altin Hajrit në Shijak, i cilësuar nga autoritetet italiane si “kapo” i drogës. Ndërkohë, për ngjarjen kriminale janë Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.

“Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe”, thuhej më tej në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: 

Vritet 49-vjeçari i marrë peng në Kamëz, autorët zhdukin trupin

Pengmarrja e Jak Prengës, në kërkim “koka” i trafikut të heroinës, iu sekuestruan 10 mln €

Detaje/ Jak Prenga u mor peng për drogën e padorëzuar nga vëllezërit



CLOSE
CLOSE
Pas