ShowBiz

“E rrotulloj botën për ty”/ Fifi i shpreh publikisht dashurinë…






               Publikuar në : 15:44 - 15/04/19 |
mapo.al

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga publiku si Fifi, ka postuar një urim shumë të veçantë në rrjetin social “Instagram” për një person shumë të rëndësishëm për të, që sot feston 30 vjetorin e lindjes. Bëhet fjalë për shoqen dhe kolegen e saj, këngëtaren Fjolla Morina. Teksa i uron ditëlindjen, Fifi shprehet se Fjolla është njeriu me zemrën më të pastër që ka njohur ndonjëherë e kësisoj për të do të bënte gjithçka.


“Ton jetën n’krahë. Gëzuar shpirt i jemi. Shumë shpesh m’kanë fol e m’kanë thënë “ça po lyp me Fjollën”, gjithë përgjigjia jem ka qenë dhe do jetë “nji femër me zemrën që e ka ajo i duhet krejt njerëzve në botë me e pas afër.” E rrotulloj botën për ty. Na vujmë me pas njerëz t’mirë n’rreth, fatkeqësisht dita ditës po humb mirësia. Por te ti e kam gjetur gjithmonë qetësinë. Faleminderit që t’kam e gëzuar ditëlindjen. T’du shumë e t’paça gjithë. Mos harro, njeriun e fortë e sfidon Zoti, e ti je një prej tyre”-shkruan Fifi.

 

 


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas