Kronika

E shkuara e errët e Altin Ndocit, njeriut që vrau 4 persona në Durrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 01/05/20 |
mapo.al

Njëri ndër ekzekutorët e vëllezërve Haxhia në Durrës, është Altin Ndoci. Një emër i dëgjuar shpesh nga drejtësia shqiptare. Altin Ndoci dyshohet se mori pjesë edhe në vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt në datën 2 mars, shumë pranë vendit ku u vranë edhe vëllezërit Haxhia.


Shkak i këtyre vrasjeve dyshohen konfliktet për drogën dhe kontrolli i territorit.


Altin Ndoci është vënë në pranga edhe në vitin 2015, si autor i një seri grabitjesh automjetesh në Tiranë. Ndoci, në bashkëpunim me Sazan Cibaku, 28 vjeç, banues në Tiranë, ishin kthyer në një tmerr për pronarët e mjeteve, pasi ua grabisnin ato.


Altin Ndoci rezulton të jetë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Pasi la qelinë e burgut ai u shfaq përsëri në skenë duke vrarë 4 persona brënda një harku kohor shumë të shkurtër. Ndoci rezulton i përfshirë si ekzekutor edhe në vrasjen e Anxheloa Avdia dhe Dorian Shkozës, ngjarje e ndodhur më 2 mars.


Mësohet se ishte pikërisht bashkëpunëtori i Altin Ndocit, shtetasi me inicialet K.A 22 vjeç, ai që ka pranuar të bashkëpunojë me Policinë dhe të rrëfej krimin. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm në zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Haxhia kanë patur edhe kamerat e sigurisë. Kanë qenë ato që kanë filmuar makinën tip “Toyota” teksa largohej nga parku i tregut të makinave në Nishtullë të Durrësit.

22-vjeçari duke treguar vendin ku hodhën armët

 

LEXO EDHE:

Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në Durrës, arrestohen 2 nga 4 autorët

VIDEO/ Atentati në Durrës, momenti kur policia nxjerr 3 kallashnikovët nga kanali


Etiketa: , ,

Pas