ShowBiz

“E shoh veten në një lidhje treshe”/ Rrëfehet vajza e Will Smith






               Publikuar në : 15:43 - 25/06/19 |
mapo.al

Vajza e çiftit Jada-Will Smith, Willow, ka një këndvështrim tjetër kur vjen puna tek lidhjet e dashurisë. 18-vjeçarja rrëfeu në emisionin e nënës së saj, “Red Table Talk”, se lidhje ideale konsideron atë midis tre personave që investojnë në një romancë konsensuale.


“I dua meshkujt dhe femrat në mënyrë të barabartë. Mendoj se mund të jem e përfshirë në të ardhmen në një marrëdhënie polyamorous ( e ndërtuar midis tre personave). Nuk e shoh veten si person që kërkon për eksperienca të reja seksuale”- tha Willow, duke shtuar se fokusohet më shumë tek lidhja emocionale sesa ajo seksuale.

Jada Smith nuk ngurroi ta mbështeste publikisht, duke i thënë: “Dëgjo, ti më njeh mua Willow, bëj çfarëdo të bën të lumtur”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas