Aktualitet

“E shoh veten prokurore” – Soreca pret në zyrë 15-vjeçaren nga Përmeti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:58 - 21/06/21 |
mapo.al

Ambasadori i BE, Luigi Soreca nuk e ka harruar vajzën 15-vjeçaren nga Përmeti e cila disa javë më pare e surprizoi kur i shprehu ëndrrën se do të bëhet prokurore.






Vajza ishte e ftuara e ditës në zyrën e Sorecës në Tiranë. Ambasadori thotë se me Esmeraldën ranë dakord që të mbajnë kontakte gjatë studimeve pasi së shpejti ajo do të vijë në Tiranë për studime.


“Gjatë Javëve të Evropës 2021 në Përmet takova Esmeraldën e cila dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e rregullit të ligjit. Unë e ftova atë në zyrën time për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë në #Tiranë fakultetin juridik.







Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë gjatë studimeve të saj. Me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, ka një të ardhme të ndritur përpara! Mbështetja e fuqizimi i të rinjve do të vazhdojë të jetë përparësi kryesore për ne. Njerëzit e rinj të sotëm janë qytetarët e ardhshëm. Fuqia e rinisë”, shkruan Soreca.

Lexo edhe :  Soreca takon Ministrin Manja: Tashmë Reforma në drejtësi duhet të konsolidohet



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas