Aktualitet

E shoqja e mjekut Harxhi nxjerr zbuluar qeverinë: U kurua në Turqi me paratë tona








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:18 - 18/01/21 |
mapo.al

Mjekja dermatologe Erjona Shehu ka reaguar së fundmi ndaj lajmeve se i shoqi, Arjan Harxhi, është dërguar për kurim në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.



Në një postim në “Facebook”, Shehu shkruan se bashkëshorti u dërgua me shpenzimet e familjarëve pasi shfaqi shenja të rënda të përballjes me Covid-19, dhe se këta të fundit nuk i kanë as edhe një qindarkë borxhit shtetit.


Shehu gjithashtu shton se nuk kanë marrë as edhe një telefonatë ku shfaqet interesi për shëndetin e tij.



“Kushdo letyre politike, që ka dashur të përfitojë nga ky lajm i gënjeshtërt i them: Ju kam lënë Zotin!” – shkruan mes rreshtash dermatologia Shehu.



Postimi i plotë i Erjona Shehut:


Te nderuar miq! Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm i PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij.

Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi.

Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo. Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer…

 

15


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas