Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë të martuar prej vitesh dhe kanë edhe një djalë që e quajnë Silas. Ndonëse të angazhuar në profesionet e tyre, ato nuk ngurrojnë në asnjë çast t’i shfaqin dashurinë njëri-tjetrit. Së fundmi, Jessica ka festuar ditëlindjen e saj dhe Justin ka vendosur t’i bëjë një dedikim në “Instagram” me një seri fotosh që tregojnë marrëdhënien e tyre.
“Partnerja ime në këtë gjënë e quajtur jetë, je njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë. Ti më bën të buzëqesh, të qesh dhe të dua jetën më shumë seç mendoja se do ta doja ndonjëherë. Jam i lumtur për çdo moment që kam kaluar me ty dhe pres me pa durim të kalojmë akoma më shumë vite bashkë duke bërë të njëjtën gjë…por, të re. Gëzuar ditëlindjen. Të dua, bashkëshorti yt”, ka shkruar Justin krahas fotografive të postuara.