ShowBiz

E shoqja nën akuza për zhvatje, ja sa shtrenjtë vishet Mozzik (Foto)






               Publikuar në : 14:13 - 27/05/19 |
mapo.al

Reperi i njohur Mozzik është komentuar gjithnjë për veshjet e tij të shtrenjta dhe madje këto të fundit mund të cilësohen fare mirë si një pistë dyshimi se akuzat për zhvatje dhe mashtrim që rëndojnë ndaj së shoqes, Loderana Zefi, mund të jenë të vërteta.


Së fundmi, faqja e njohur në rrjetin social  Instagram ‘What.they.wearin’ ka publikuar çmimet për një veshje të vetme të reperit. Ora e tij e markës Rolex kushton rreth 32 mijë euro, syzet e tij nga Louis Vuitton kushtojnë 495 euro ndërsa kapelja nga Burberry kap një çmim prej 270 eurosh. Xhaketa e tij e markës së famshme britanike Burberry kushton 1550 euro, ndërsa çizmet e tij të markës Louis Vuitton 1490 euro. Në total, veshja e tij kap shifrën marramendëse të 35, 850 eurove.

Risjellim në vëmendje se Loredana Zefi akuzohet për zhvatjen e 900 mijë frangave të një çifti zviceran. Ndërkohë, mediat zvicerane shkruajnë se ndër pjestarët familjarë që kanë përfituar nga skema e saj e mashtrimit përfshihet edhe reperi Mozzik dhe vëllai i tij, Getinjo.

 


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas