Gjatë një konference për mediat, ish- kryeministri Sali Berisha ka folur për procesin gjyqësor që ka nisur kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas shpalljes ‘non grata’.
Berisha tha se procesin gjyqësor në Gjykatën Korreksionale të Parisit po e ndjek avokati i tij, teksa theksoi se Blinken ka imunitet.
“Ka kundërshti të forta sepse asnjëri nga ne nuk është qytetar francez dhe se Sekretari Blinken ka imunitet. Ka pro, faktin se shpifja dënohet aty ku lind. Tani është në ndërgjegjen e gjykatësit ta vendosë. Unë përpjekjen time madhore e kam adresuar te transparenca. Deri sot, nuk kemi një provë të vetme që fakton, përveç deklaratave “fakte kemi, por s’i themi”. Këto nuk qëndrojnë”, tha Berisha.
Një ditë pasi u shpall i papërshtatshëm për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, si i “i përfshirë në korrupsion madhor”, Berisha tha se do të padiste personalisht Sekretarin e Shtetit, për shpifje.