Aktualitet

E shqetësonte zhurma, pacienti shqiptar i heq oksigjenin të intubuarit me COVID














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 08/04/21 |
mapo.al

Një pacient 60-vjeçar me origjinë shqiptare i infektuar me Covid-19 akuzohet se ka bërë një krim makabër, duke i hequr tubat e oksigjenit një tjetër pacienti, ku ky i fundit ishte i intubuar për shkak të rëndimit shëndetësor nga virusi. 76-vjeçari i intubuar ka ndërruar jetë dje pasdite, ndërsa mediat greke shkruajnë se sipas të dhënave ka qenë heqja e tubave të oksigjenit nga 60-vjeçari shqiptar ajo që i ka shkaktuar vdekjen





60-vjeçari shqiptar po kurohej në të njëjtën dhomë me 76-vjeçarin e intubuar. Për shkak të intubimit, sasia e madhe e oksigjenit që merrte 76-vjeçari krijonte zhurmë dhe kjo ka bërë që shqiptari të ndërmarrë veprimin e rëndë duke i shkëputur furnizimin me oksigjen dhe duke i shkaktuar vdekjen.


Kjo nuk është hera e parë që presioni i oksigjenit ndikon negativisht tek pacientët e prekur me Covid-19. Ashtu si në shumë vende të botës por edhe në Shqipëri, pacientët jo rrallë herë janë ankuar për shkak të zhurmës që krijon pajisja e furnizimit me oksigjen. Ndërkohë, studimi i kryer së fundmi nga Universiteti i Oksfordit dhe botuar në revistën The Lancet Psychiatry, zbuloi se 34 për qind e pacientëve që u shëruan nga COVID-19 përjetuan çrregullime të shëndetit mendor dhe neurologjik.

Lexo edhe :  Ekzekutimi i gazetarit grek, tre grupe bashkëpunuan për vrasjen



Për sa i përket viktimës 76 vjeç, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore ishte duke u përmirësuar ndjeshëm. Papritmas në orët e para të pasdites pacienti ndërroi jetë, diçka që i bëri mjekët të shqetësohen. Ata zbuluan, se kishte shenja të çuditshme në kabllot që lidhin sistemin e furnizimit me oksigjen.


Nga ana tjetër 60 vjeçari shqiptar ishte ankuar edhe më parë për zhurmën që i vinte nga aparati i oksigjenit. Ndërkohë policia nuk ka arrestuar ende autorin e krimit për shkak se ai është ende pozitiv me covid-19. Megjithatë në ditët në vijim pritet të merren masa për të.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas