Ledina Çelo është një ndër këngëtaret që nuk i trembet aspak ekspozimit. Ndonëse pak kohë më parë u kritikua për daljen e saj pa të brendshme në festivalin e RTSH, Ledina nuk ka ngurruar të provokojë sërish.
E shtrirë në një shezlong në oborrin e shtëpisë, topless, vetëm me bikini, këngëtarja u ka treguar ndjekësve të saj se gëzon vërtetë linja për t’u patur zili.
“Më në fund diell”-ka shkruar Ledina krahas fotografisë, duke na lënë të kuptojmë se moti i ftohtë në Gjermani, ku jeton prej vitesh tashmë, nuk i mungon aspak.