Aktualitet

Ariu sulmon një 38-vjeçar në Kukës, helikopteri vonohet 2 orë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:02 - 20/10/19 |
mapo.al

Një person është sulmuar nga ariu në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sasat në fshatin Nangë. I plagosur nga sulmi i ariut ka mbetur Ekrem Onuzi, 45 vjeç, i cili ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup.


Onuzi ka qenë duke kullotur bagëtitë kur është sulmuar nga kafsha e egër. Për ngjarjen është njoftuar edhe Salla e Emergjencave për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit, por për evakuimin e tij nevojitej ndërhyrje nga ajri.


Por helikopteri është vonuar rreth 2 orë. Institucionet reaguan vetëm kur ngjarja u bë mediatike, pas denoncimeve të të afërmve të 45-vjeçarit. Ky i fundit kishte ndezur një zjarr në pyll, çka ndihmoi lokalizimin e tij nga helikopteri.





Etiketa: , , ,

Pas