Sport

E treta javë pa fitore, Reali zhgënjen sërish








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:17 - 28/11/20 |
mapo.al

Real Madrid vijon të tregojë një formë jo të mirë në kampionat dhe tashmë prej tre javësh nuk arrin të shënojë një fitore.



Pas humbjes së thellë ndaj Valencias dhe barazimit me Villareal, madrilenët kanë humbur në ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Deportivo Alaves me rezultatin 1-2.


“Los Blancos” ishin pa kapitenin Sergio Ramos dhe sulmuesin Karim Benzema në këtë ndeshje dhe të rinjtë Mariano, Vinicius apo Odegaard nuk e mbushin si duhet uniformën e kampionëve të Spanjës.



Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 5 të takimit me anë të një penalltie të shkaktuar në limitet e zonës nga Marcelo. Perez nuk gaboi nga pika e bardhë.



Madrilenët krijuan raste të shumta shënimi, por duhet thënë që fati nuk ishte me ta në këtë ndeshje. Në momentin e tyre më të mirë vjen dhe goli i dytë i Alaves.


Vendasit shkurtuan rezultatin 5 minuta nga fundit, por loja e mbetur nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e dytë në këtë sezon. Tashmë me këtë disfatë Reali tregon se nuk ka shkëlqimin e duhur dhe pozicioni i Zidane vihet me të vërtetë në dyshim.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas