Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Bolonja të Italisë pasi një vajzë dy vjeçe dhe dadoja e saj kanë rënë në pishinë, teksa kjo e fundit ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve 50-vjeçarja, ka rënë pa ndjenja në ujë.
Lidhur me hipotezat e hedhura gruaja mund të ketë humbur ndjenjat duke tërhequr edhe vajzën, ndërsa një opsion tjetër mund të jetë shpëtimi i vogëlushes nga pishina.
Ndërkohë raportohet se dadoja ka ndërruar jetë në spital dhe fëmija është ende gjallë por në gjendje kritike për jetën.