Covid-19 vijon të marrë jetë njerëzish.
Pas vdekjes së një 17-vjeçari nga Elbasani në spitalin Covid2 ( “Shefqet Ndroqi”), komunikohet vdekja e një të reje po nga ky qark, që nuk mundi dot të bëhej nënë.
Bëhet fjalë për një 32-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet me dije. Ajo ka ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës në një prej spitaleve Covid, në Tiranë, pak pasi ka sjellë në jetë fëmijën.
Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së saj, por mësohet se foshnja e sapolindur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Risjellim në vëmendje se një rast i ngjashëm u raportua në fillim të muajit shkurt; një 28-vjeçare nga Korça ndërroi jetë si pasojë e infektimit nga koronavirusi, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë.