Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot pasi një 60-vjeçar ka humbur jetën duke u rrëzuar aksidentalisht teksa zbriste nga një automjet.
Sipas informacioneve viktima ka qenë pasagjerë në makinën e shtetasit me iniciale E. T. Pasi mjeti është parkuar, ai ka tentuar të zbriste por është rrëzuar në tokë.
Njoftimi i policisë:
“Shtetasi N. B., 60 vjeç, banues në Dibër, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Ky shtetas, si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes”.