Aq shumë janë bërë celularët pjesë të jetës tonë të përditshme sa është e vështirë që ta mendojmë një moment pa i përdorur ato, kudo që jemi e në çdo kohë. Ndoshta i vetmi moment kur ne nuk e përdorim telefonin është pikërisht momenti kur flemë gjumë. Megjithatë, ky mbipërdorim vjen sigurisht edhe me pasoja. Shpesh i lexojmë këto pasoja në artikuj të ndryshëm por vetëm kur i shohim me pamje arrijmë të reflektojmë.
Kjo i ka ndodhur pikërisht modeles dhe njëkohësisht gazetares Elena Lika. Ajo ka postuar në Instastory një foto ku gishti i saj tregues dukshëm është deformuar nga mënyra se si e mban telefonin në dorë.
Me anë të këtij postimi, Elena ka dashur të sensibilizojë të gjithë ndjekësit e saj se në fakt pasojat janë shumë të frikshme edhe pse ne e përdorim celularin pa e menduar gjatë se mund të na efektojë gishtin.
Mos-përdorimi i celularit është diçka e pamundur në dekadën që po jetojmë, por së paku të mundohemi ta përdorim duke minimizuar dëmtimet që mund të marrin prej tij.