Sport

E turpshme/ Gjyqtari vendos letër për të parë pozicionin jashtëloje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:18 - 31/03/19 |
mapo.al

Sistemi VAR u integrua në futboll për të minimizuar padrejtësitë në fushën e blertë dhe për të ndihmuar gjyqtarin kryesor të marrë vendimin e duhur.






Por, rasti që vjen nga Kina është tepër qesharak dhe joprofesional. Teksa po luhej takimi mes Shangait Shenxin dhe Heilongjiang Lava, gjyqtari kryesor kërkoi ndihmën e sistemit për të akorduar golin e barazimit momental, në fitoren 2-1 të Shenxin.


Një prej arbitrave që ndodhej në dhomën e VAR-it, mori një fletë letre në ekran për t’i shërbyer si një vizore për të dalluar vijën e pozicionit të sulmuesit.










Goli nuk u quajt i rregullt dhe vendimi ishte i drejtë, por ky veprim mbjell mosbesimin e tifozëve kundrejt kësaj teknologjie, e cila ka nisur të integrohet thuajse në të gjitha kampionatet elitare.



1


Etiketa: , , , , ,

Pas