Wednesday, June 7, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

E vendos goli i Marash Kumbullës, Roma ndal ‘perfeksionin’ e Milanit

by mapo.al
26/10/2020
in Aktualitet, Sport
0

Marash Kumbullua prish ecurinë perfekte të Milanit në Serinë A. Mbrojtësi 20-vjeçar shqiptar shënoi golin e barazimit spektakolar 3-3 të Romës në “San Siro”, ku “Djalli” nuk ia doli tri herë radhazi të ruante epërsinë ndaj verdhekuqve. Talenti kuqezi, vetëm pak ditë pas golit të shënuar në Europa League ndaj Young Boys (1-2), realizoi një tjetër gol me peshë, duke u konfirmuar si goditja e Romës në merkaton e verës.

Në fakt, Kumbulla kishte një detyrë shumë të vështirë, të mbante gjigantin suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili i shpëtoi mbulimit të tij në minutën e 2-të, duke shënuar golin e par për kuqezinjtë. Në minutën e 14-të, një gabim në dalje i portierit Tatarusanu, u shfrytëzua nga Edin Dzeko, që e pati të lehtë të fitonte duelin me kokë me Romagnolin.



I pafat Simon Kjaer në minutën e 30-të, me topin e devijuar prej tij që godet shtyllën, ndërsa në të 43-ën, goditja e Calhanoglu u prit nga portieri Mirante.

Edhe më spektakolare pjesa e dytë, me Milanin që mori epërsinë 2-1 që në minutën e 47-të mme Saelemaekers, që shfrytëzoi me një gotije të saktë brenda zonës depërtimit e zgjuar të Leaos nga e majta. Sërish Roma arrin të barazojë në minutën e 71-të me Veretout, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Benacer, por i kontestuar me forcë nga kuqezinjtë. Megjithatë, me një Zlatan Ibrahimovic që po përjeton jë rini të dytë Milani nuk heq dorë nga fitorja dhe në minutën e 71-të 39-vjeçari e kthei në gol penalltinë e fituar nga Calhanoglu.

Nuk ishte e thenë që Milani të siguronte fitoren e pestë radhazi, pasi festën kuqezinjve ia prishi Marash Kumbulla, në zhvillimet e një kundëreje, falë edhe një devijimi të lejtë të Ibrahimovicit, që u kthye në asist për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.

I pafat Romagnoli në minutën e gjashtë shtesë, kur goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën. U mbyll pa fitues kjo supersfidë e zhvilluar në “San Siro”, me protagonistë Zlatan Ibrahimiovic dhe Marash Kumbullën, i pari thuajse me dyfishin e moshës së talentit kuqezi.

Tags: Marash KumbullaMilan-Roma

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Faqja e parë e Gazetes Mapo për nesër

Faqja e parë e Gazetes Mapo për nesër

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In