“Duke e falenderuar presidentin e Republikes per konsultimin me partite lidhur me dekretimin e dates se zgjedhjeve vendore te qershorit 2019 zhvilluam nje bisede me Presidentin Meta”, tha Balla pas nje takimi disa minutash me kreun e shtetit.
Megjithate, Balla saktesoi per mediat se Kodi Zgjedhor eshte i qarte qofte ne afatin e perfundimit te mandatit te kryebashkiakeve qofte edhe ne percaktimin se ne sezonin zgjedhor prill maj qershor eshte cituar dy te dielat e fundit te qershorit si dy data te mundshme te zhvillimit te zgjedhjeve vendore.
Balla ka vene ne dukje edhe nje kerkese te vazhdueshme nga operatoret turistike qe zgjedhjet te behen me heret se muaji qershor megjithate, kjo mbetet nje ceshtje, qe sipas tij, i takon dakordesise se paleve.
Balla tha se Meta shume shpejt do te vendose daten e zgjedhjeve.