Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

E verdha e vezës – Si ta përdorni për rininë e lëkurës

by mapo.al
26/12/2021
in Shëndeti
0

Përkujdesi për lëkurë të butë dhe të lëmuar është shumë i rëndësishëm për parandalimin e plakjes së saj, veçanërisht në përpjekjet për të luftuar rrudhat.

Pavarësisht se sot, në dyqane të kozmetikës apo edhe në farmaci gjenden lloje të ndryshme kremrash dhe trajtime për lëkurën e fytyrës disa përbërës natyralë funksionojnë vërtet më mirë.



Ju sjellim më poshtë një metodë shumë të thjeshtë dhe të lehtë natyrale për pastrimin e lëkurës përmes të verdhës së vezës.

Vezët janë një mënyrë ideale për të marrë më shumë proteina dhe vitamina për të cilat lëkura ka nevojë.

Veza ofron një spektër të gjërë por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrnat dhe ushqyesit.

Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D.

Hap poret e lëkurës 

Përdorimi i të verdhës së vezës për lëkurën e fytyrës ndihmon në hapjen e poreve duke larguar papastërtitë dhe duke i dhuruar lëkurës shkëlqim dhe butësi.

Rrihni një të verdhë veze, shtojini disa pika lëng limoni për të larguar aromën e vezës dhe lyeni me të fytyrën. Mbajeni derisa veza të thahet në lëkurë e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Bëjeni këtë trajtim për të paktën një herë në javë.

Ideale për lëkurë të thatë

Kombinoni në një tas të vogël të verdhën e një kokërr veze, një lugë gjelle mjaltë dhe disa pika vaj bajamesh nëse keni, në të kundërt përdorni vaj ulliri.

E verdha e vezës është e pasur me vitaminën A dhe proteina duke ushqyer lëkurën. Aplikojeni masën në fytyrë dhe mbajeni përreth 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Edhe këtë trajtim mund ta përgatisni një apo edhe dy herë në javë.

Lëkurë elastike dhe më pak rrudha

Aplikimi i rregullt i të verdhës së vezës (një deri dy herë në javë) për lëkurën ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe tendosjes e lëkurës.

Mjafton të përdorni të verdhën e vezës kombinuar me pak lëng limoni për maksimumi dy herë në javë dhe lëkura juaj do të duket më e re, e butë dhe e lëmuar.

Ju këshillohet të mos përdorni vezët për lëkurën në rast se jeni alergjikë.

Tags: E verdha e vezëslekurandikimipërdorimi

JU SUGJEROJME

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë
Aktualitet

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

09/10/2022
Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje
Kryesore

Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje

30/08/2022
Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë
Shëndeti

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë

30/06/2022
Next Post
A e dini çfarë e shpejton zhvillimin e trurit te fëmijët?

A e dini çfarë e shpejton zhvillimin e trurit te fëmijët?

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In