Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është përfolur shumë në mediat rozë për historitë e saj të dashurisë.
Mirëpo, vetëm disa ditë më parë, Rexha publikoi nëpër rrjete sociale një foto në të cilën shihej regjisori Keyan Safyari, që nxiti jo pak spekulime.
Së fundmi këngëtarja shqiptare ka vendosur të mos fshihet më. Ajo ka dalë hapur me partnerin që i ka vjedhur zemrën, duke publikuar në “Instagram” një tjetër fotografi, ku duket në krahët e Keyan, e veshur me me të bardha, me një kapelë kaubojsi, e buzëqeshur dhe tepër e lumtur.