“E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë

Nga Laert Miraku

Një polic i ri (25-vjeçar) qëllon për vdekje me armën e shërbimit kolegun e tij me 20 vite eksperiencë (një 55-vjeçar) brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë. Një lajm i tillë i tronditi të gjithë. Menjëherë analistë dhe ekspertë të medias dolën në televizione për të folur për shkaqet e kësaj vrasjeje të paprecedentë. Pas vrasjes i riu deklaroi se vrau kolegun pasi ai e ngacmonte gjithë kohës. Një pjesë e gazetarëve të kronikës raportuan se efektivi e ka ngacmuar dhe ka bërë humor gjithmonë me të riun dhe se ky fakt ka qenë i njohur nga punonjësit e komisariatit. Në këtë ngjarje të rëndë “humbën jetën” dy persona. Jo vetëm viktima që humbi jetën nga plumbat, por edhe ai që shkrehu këmbëzën humbi drejtimin e jetës. Jeta për këtë të fundit do jetë vetëm pas hekurave. Pyetja që bëhet në këtë rast është nëse mund të shmangej kjo ngjarje? Unë mendoi që po. Sigurisht nëse shoqëria dhe instancat shtetërore do të jenë më të kujdesshme.



Shoqëria shqiptare ka arritur të diskutoj shumë herë për bulizmin që ndodh në shkolla. Janë bërë projekte të cilat janë financuar nga ndërkombëtarët, por duhet bërë akoma më shumë. Ndërsa për bulizmi në ambientet e punës flitet shumë pak. Shqiptarët nuk i ka dhënë shumë rendësi duke e marrë si fenomen që është trashëguar dhe shpesh është justifikuar me diferencat mes brezave. Përveç shoqërisë, për bulizmin në punë duket se nuk tregon interes as shteti. Nëse kërkon në faqen e internetit të INSTAT nëse ka shifra për këtë fenomen, nuk rezulton asgjë. Në faqen në internet të Policisë së Shtetit kur kërkon për bulizëm, shfaqjet vetëm një aktivitet i zhvilluar me fëmijët në vitin 2019-të në Elbasan.

Në kërkimet në internet në gjuhën shqipe thuajse nuk gjen asgjë për bulizmin në punë. Mund të gjesh shumë lajme për ngacmimet seksuale në ambientet e punës, por thuajse asgjë për bulizmin në punë. Por Shqipëria nuk është i vetmi vend që nuk shkruan për bulizmin në punë. Në Rusi, pothuajse askush nuk merret me këtë problem dhe, në përputhje me rrethanat, nuk mban statistika. Por në Shtetet e Bashkuara, sipas ekspertëve, 60 milionë qytetarë ankohen për ngacmim në anketën e vitit 2017 të SHBA-së për bulizmin në vendin e punës.

Në studimet e fundit rezulton se ka forma të ndryshme të bulizmit në punë: a) Veprime të tepruara, si kërcënime, kërkesa për dorëheqje; b) Dhunë verbale, si fyerje të ndryshme, thashetheme, tallje; c) Mbingarkesa në punë, mosdhënia e lejes vjetore, edhe këto janë forma të shfaqjes së bulizmit. Dhe nëse në punë ndiheni keq dhe kolegët në mënyrë sistematike ju prishin humorin ose ndërhyjnë në karrierën tuaj, mund të jeni përballur edhe me bulizëm.

Duke iu referuar studimeve që janë bërë në vende të ndryshme të botës mësohet se, zakonisht njerëzit që bien viktimë e bulizmit janë persona të turpshëm dhe shumë të rezervuar, ose tipi i personit, të cilin ju mund ta etiketoni si “ delikat” apo “i mefshtë” dhe që shpeshherë e gjen veten në situata që nuk mund t’i zgjidhë dot. Por ekziston edhe kategoria e personave të suksesshëm, të cilët duke shkaktuar zili te të tjerët, i bën që të bien edhe vetë pre e këtij fenomeni. Studimet kanë treguar se meshkujt janë më të predispozuar për të qenë viktima të këtij fenomeni, në krahasim me femrat.

Sipas një studimi të kryer në Angli, kur bëhet fjalë për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të bulizmit, 91 për qind e 1,500 punonjësve të intervistuar ishin skeptikë se kultura e kompanisë së tyre mund të ndikonte në parandalimin e çdo forme bulizmi.

Nga ana juridike, ngacmimet në vendin e punës nuk janë të përcaktuara qartë. Ligji parashikon ndëshkime për ngacmimet seksuale. Po ashtu mund të ngresh padi në gjykatë për shpifje apo dëmtim të imazhit. Por ka shumë raste që ngjarjet arrijnë në situata ekstreme pa shkuar fare ne gjykata.

Nëse bëni kërkim në internet se si duhet të veproni nëse bulizoheni në ambientet e punës, faqe të ndryshme japin një sërë rekomandimesh. 1) Shkruani gjithçka që ka ndodhur. Të dhënat tuaja duhet të pasqyrojnë: Çfarë ndodhi. Kur ka ndodhur. Kush tjetër ishte atje. Çfarë kanë thënë apo kanë bërë njerëzit e tjerë. 2) Merrni mbështetje. Ndoshta agresori ju ofendon jo vetëm ju, ose midis kolegëve tuaj ka nga ata që nuk e miratojnë sjelljen e tij. 3) Mos heshtni. Ju duhet t’i tregoni dhunuesit se nuk do ta lini sjelljen e tij pa u vënë re dhe pa u ndëshkuar. 4) Merrni ndihmë. Mblidhni të gjitha faktet, merrni mbështetjen e kolegëve dhe ndani atë që po ndodh.

Për t’u rikthyer tek ngjarja me të cilin kam nisur shkrimin, mund të themi se polici i ri mund të kishte shmangur ngjarjen nëse mund të kishte ndjekur një hapat e përmendur më lartë. Ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur edhe nëse shteti shqiptar do shtonte numrin e psikologëve për policët ku të kishte seanca të rregullta dhe kartela të psikologut për secilin prej tyre. Ngjarje të tilla mund shmangeshin edhe nëse testi i drogës për policët do bëhej me seriozitet dhe përgjegjshmëri dhe do i shkohej deri në fund. Me këto që rendis dikush mund të thotë se “dhe halla po të kishte ashtu…, do quhej xhajë”.

Ndoshta nuk po kërkoj shumë. Vetëm që shqiptarët të mos vrasin njëri-tjetrin kot për shkak të drejtësisë së munguar. Edhe denoncimet e pakta janë se shqiptarët e kanë humbur besimin tek shteti që nga një kohë që nuk mbahet mend. Thuajse gjithmonë kemi vendosur që t’i zgjidhim gjërat me vetëgjyqësi. Por deri kur do të vazhdojmë kështu? /Liberale.al/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252