Mapo Letrare

E vura zemrën kundër dritës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:14 - 16/02/20 |
Nga Michela Zanarella

Poezi në shqip nga Michela Zanarella


 


E vura zemrën kundër dritës


E vura zemrën kundër dritës


në këtë dimër teksa i reziston borës

dhe,ti je akoma, atje,

duke grumbulluar heshtjet

sikur të ishin dëshmi për dashurinë tonë.

Mos më pyet nëse e di  që heshtja është

pasqyra në të cilën më flet me gojën të mbyllur

është aromë e diellit që na përndjek

si  shpirti që nuk e lë trupin

madje  gëlltit agimin dhe e bën atë mish

për t’u zbuluar.

 

 

Toka duket sikur më thotë

Toka duket sikur më thotë

kthehu aty, ku robi ngushëllon vetveten

në dëborë

ku pylli merr frymën e diellit

tek shtrihet midis gurëve.

Mos i pengo sytë

për të kujtuar formën e shkëmbit

dhe derë prej druri të kalbur.

Lëreni malin t’ju kundris përsëri

si dikur  fëmijë,

dhe mbi shpinë ujkut

tek besoje që qielli ishte pasqyrimi i ujit

dhe shiu duke pritur detin.

 

Më thërasin manushaqet

Manushaqet më thërrasin

me  gjuhën e limfës blu

teksa kërkojnë diellin

dhe më rrëmbejnë sytë

sikur të ishin zemër

gati për t’u lulëzuar.

Është një vend i tokës dhe i qiellit

dashuria që sodisni duke lulëzuar

nga heshtja ime.

Nuk ka mbëritur akoma pranvera

por tashmë ndihet në ajër

fryma e heshtur e polenit

duke kërkuar tënden dritë .

 

Gjëndet dritë

Gjëndet dritë deri vonë në mbrëmje

edhe përtej natës.

Qielli kundron endjen

e syve të mi

në heshtjen tënde

dhe , e di që po rëfej dashurinë për tokën

nga pafundësia e Hënës

ndërsa tërë errësira  shfajësohet.

 

Një ditë  do të mundem të them

 

Një ditë do të mundem të  të them

Që kam dashur që qielli

mos të kishte kufi,

në të njëjtën mënyrë sikundër më mësoi

jeta,

pa rezerva

pa kursyer kurrësesi frymën

duke shkëputur shpirtin nga koha

në  mënyrë të vërtetë si pemët

dhe nuk  mund  të kem asgjë

përveç asaj të vërtete

për të mbajtur ndër duart

rrëshirën që shënon lehu.

 

 

Michela Zanarella lindi në Cittadella (PD) në 1980. Që nga viti 2007 jeton dhe punon në Romë, Itali. Ka botuar koleksionet e mëposhtme të poezive:  Besoj (2006), Rizgjim (2008), Jeta, pafundësia, parajsat (2009), Sensualiteti (2011), Meditime femërorë  (2012), Estetika e përtejme (2013), Identiteti i qiellit (2013), Tragjikisht e kuqe (2015),Afër fjalëve (2017), Nevoja për heshtje (2018), Instinkti diku tutje (2019). Në Rumani, koleksioni Imensele (2015) është botuar në një botim dygjuhësh. Në Shtetet e Bashkuara, koleksioni i përkthyer nga Leanne Hoppe “Meditime  Femërore”, botuar nga Bordighera Press (2018), është botuar në edicionin anglez.

Autore e librave të trillimeve dhe e teksteve për teatrin, ajo është redaktore e Revistës Periodico italiano dhe Laici.it. Është një nga tetë bashkëautorët e romanit të Federico Moccia “Vajza e Romës së Veriut” botuar nga SEM. Poemat e saja janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, arabisht, spanjisht, rumanisht, serbisht, greqisht, portugalisht, indisht dhe japonisht. Ajo fitoi CREATIVITY PRIZE AL PREMIO INTERNAZIONALE NAJI NAAMAN’2016. Ajo është  ambasadore për kulturë dhe përfaqëson Italinë në Liban për Fondacionin Naji Naaman. Ai është folëse në Radio Doppio Zero. Anëtare e  korrespodente e Akademisë Cosentina, themeluar në 1511 nga Aulo Giano Parrasio. Bashkëpunon me Universitetin EMUI_ EuroMed, platformën evropiane ndër-universitare dhe merret me marrëdhënie ndërkombëtare. Presidente i Rrjetit Italian për Dialogun Euro-Mesdhetar (RIDE-APS), Drejtuese në Italian i Fondacionit Anna Lindh (ALF). Presidente Nderi i Enciklopedisë Poetike WikiPoesia.

Shqipëroi ANILA DAHRIU

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas