Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka treguar së fundmi “historinë” që fshihet pas fotos provokuese që postoi në “Instagram” për 30 vjetorin e saj të lindjes.
Në një intervistë për “E!News”, Bebe rrëfeu se është një fotografi që u bë nga parukeria e saj, ndërkohë që po bëhej gati për koncert. “Ju betohem se nuk e kisha planifikuar atë gjë. Kur e pashë foton, mendova: Wow, dukem shumë seksi dhe nuk e di nëse do të dukem sërish kështu”– tha ajo.
Bebe tregoi gjithashtu se si babai i saj i kërkoi që ta fshinte foton nga rrjetet sociale dhe se si ajo kishte vendosur që të mos e bënte diçka të tillë. “Tashmë jam një grua e rritur plotësisht. Babai im, sapo e pa, tha: Oh, Zot! Të lutem, fshije foton menjëherë! Ndërsa unë u përgjigja: Jo, nuk ka për të ndodhur!”-u shpreh këngëtarja.