ShowBiz

E zuri gjumi dhe s’shkoi në emision, Gentian Zenelaj: Ja ç’bëra






               Publikuar në : 15:34 - 15/03/19 |
mapo.al

Gentian Zenelaj ka treguar sot në “Club Fm” një episod mjaft komik, të shkëputur në një nga punët e tij të para. Aktori i humorit ka zbuluar se kur punonte në radio, emisioni që ai prezantonte në atë kohë jepej në mëngjes. Për këtë arsye, atij i duhej të ngrihej herët. Megjithatë, Gentiani rrëfeu se një ditë i ndodhi të zgjohej vonë dhe se u detyrua të bënte diçka të pazakontë.


“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 7:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon: “Pra, siç po thosha”. Që të mos kuptohej që problem ishte i joni”, rrëfeu Genti duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas