BULQIZË – Ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i ngelur i bllokuar një ditë më parë në një ndër galeritë në Bulqizë.
Prej më shumë se 20 orësh, vijojnë kërkimet për nxjerrjen nga miniera të minatorit Muharrem Plaku.
Plaku mbeti i bllokuar, si pasojë e shembjes së një masivi mineralesh. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore ndërkohë që grupet e kërkimit vazhdojnë punën pa ndërprerje.
Mësohet se Plaku ishte teknik minierash pranë kompanisë KADURTEX SH.P.K