Kronika

E zuri poshtë traktori, ky është 22-vjeçari që humbi jetën në Greqi (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 11/05/20 |
mapo.al

Ky është Drilos Mema, 22-vjeç i cili u nda nga kjo jetë në mënyrë tragjike dhe në moshë shumë të re, teksa ishte duke punuar me traktor në Greqi.


Mjeti i punës, që e ka shoqëruar atë çdo ditë në përditshmërinë e tij në Greqi i mori jetën pabesisht jetën! Mema është banues në Tale të qytetit të Lezhës, ku si çdo i riu kishte zgjedhur emigrimin për një jetë më të mirë!



Ai humbi jetën ditën e djeshme në Megaplatano, Atalanti, ku në rrethana ende të paqarta, traktori u përmbys duke e zënë atë poshtë. Lajmi u publikua nga mediat greke, të cilat thonë se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.



Etiketa: , ,

Pas