Faqja zyrtare në internet dhe aplikacioni i eBay pësuan probleme mëngjesin e së mërkurës. Mijëra përdorues kishin vështirësi në përdorimin e eBay, rrjet gjigand për shitje online. Faqja zyrtare shfaqej e bardhë, ndërsa aplikacioni nuk rifreskohej. eBay arrin 180 milion përdorues në ditë, prandaj blerësit e produkteve ankoheshin për mosfunksionimin. Sipas “Downdetector”, problemet më të mëdha u shfaqën në Europë. E gjitha zgjati për disa orë, por më pas çdo gjë u normalizua.