Aktualitet

Ecuria negative, çfarë do të ndodhë me Ardian Memën te Tirana?






               Publikuar në : 13:00 - 08/10/19 |
mapo.al

Menjëherë pas humbjes në derbi, një deklaratë e presidentit të Tiranës Refik Halili ka shkaktuar shumë pikëpytje në kampin bardheblu. Në ambientet sportive po flitet gjerësisht për largimin e trajnerit Mema. Sidomos pas barazimit ‘bardheblutë’ morën javën e fundit kundër Flamurtarit.


Mirëpo detajet e kontratës, ana financiare dhe emri i madh që përfaqëson Mema kanë bërë që palët t’i japin më shumë kohë njëri tjetrit me shpresën se situata do të përmirësohet pas pauzës që vjen nga angazhimi i Kombëtares.



Tekniku kryeqytetas konfirmoi për ‘B.W’ se do të vijoj të jetë trajneri i Tiranës, lajm ky i konfirmuar zyrtarisht dhe nga drejtuesit e klubit bardheblu.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas