Trajneri Hasan Gurabardhi, një nga trajnerët më të mirë në Volejbollin shqiptar, ka bërë një batutë pikante sa i përket këtij kampionati botëror.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, i ftuar në Ora News, Gurabardhi duke folur për Kampionatin Botëror ka thënë se kryeministri Edi Rama, i cili njihet si tifoz i Italisë, në mungesë të kësaj të fundit bën tifo për Kolumbinë.
‘Ed Rama tani që italia e tij nuk është, bën tifozllik me Kolumbinë’, tha Gurabardhi. Batutë kjo e cila ka bërë që të shpërthejnë në të qeshura të gjithë të ftuarit.
Sigurisht këtu trajneri i referohej faktit se Kolumbia është një nga vendet më të njohura për drogën, që jo pak herë zgjedh si rrugë kalimi edhe Shqipërinë.