Aktualitet

Ed Sheeran dhe jeta në mini-fshatin e tij





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 02/06/20 |
mapo.al

Ed Sheeran sot është një yll i muzikës, por dikur ishte një fëmijë me ëndrra të mëdha – i bulluar nga shokët e klasës për faktin që ishte me flokë portokalli dhe se kishte probleme me shikimin. Megjithatë, ai luftoi vazhdimisht në një botë të ashpër dhe të mbushur me muzikantë të zotë, duke ia dalë të bëhet një ikonë botërore.


Mirëpo, pavarësisht suksesit të madh dhe shtimit të pasurisë së tij, duke u renditur ndër muzikantët me më shumë të ardhura në Britaninë e Madhe dhe në planet, Ed Sheeran vazhdon të mbetet ai djali i thjeshtë, të cilit i pëlqen jeta në fshat.


Ed është i martuar me Cherry Seaborn, partneren e tij të hershme. Duket se fama s’ka ndryshuar asgjë në jetën e tij. Ed nuk ka lidhje me djemtë e famshëm që shoqërohen me vajza të ndryshme sa herë dalin në publik, as me ata që u pëlqen jeta luksoze (edhe pse i ka të gjitha mundësitë) apo shfrenimet që shpesh përfundojnë në faqet e para të tabloidëve.



Madje, ai nuk ka në plan të largohet nga Suffolk, në lindje të Britanisë. Ai ka ndërtuar jetën aty, duke krijuar një mini-fshatin e tij. Këngëtari ka pasur shpesh probleme me fqinjët, kur vendosi të zgjeronte fermën, aq sa ai bleu edhe shtëpitë e tyre duke krijuar një hapësirë ku ka gjithçka – një fermë, një bar, një liqen me specie të egra, një shtëpi në pemë, një kuzhinë në ambient të jashtëm, një parking, palestër, pishinë etj.

Pak ditë më parë, u tha se Ed kishte vendosur të shkëputej nga muzika për t’iu përkushtuar barit të tij në Suffolk (që mban emrin e të shoqes) dhe për t’u marrë me prodhimin e birrës.

Duke parë dashurinë e madhe dhe përkushtimin që ai ka ndaj Suffolkut, ku u është gjendur shpesh pranë banorëve në ditë të vështira, nuk na çudit aspak ky vendim. Megjithatë, shpresojmë që kjo shkëputje nga muzika të jetë vetëm për disa kohë, pasi në botën e tingujve magjikë, ai është i pazëvendësueshëm.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas