Aktualitet

Edevaldo Haxhiu refuzon të tregojë ku ndodhet bosi turk i kriptomonedhës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:45 - 24/09/21 |
mapo.al

Edevaldo Haxhiu, i arrestuar si personi që në vendin tonë ka përkrahur një ndër më të kërkuarit për llogari të Turqisë, Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke, nuk bashkëpunon me policinë për të treguar vendndodhjen e tij.






36-vjeçari akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë marrjes së pyetje, ai i pohoi hetuesve se nuk ka asnjë dijeni se ku mund të ndodhet Faruk Özer. Haxhiu ka shpjeguar më tej se për ta ndihmuar atë, ia ka kërkuar një miku i tij turk për shkak se ai dinte gjuhën turke.


Por për shkak se ditën që Özer vinte në Shqipëri, Edevaldo Haxhiu ndodhej në një festë familjare, i kishte kërkuar të njohurit të tij, Altjan Canajt që ta shoqëronte nga Rinasi deri në një hotel në Tiranë.

Lexo edhe :  Arrestohet në Tiranë ndihmësi i bosit turk, autor i vjedhjes së 2 mld dollarëve






Teksa agjentët e policisë i kanë kërkuar që të tregonte se kush ishte ky miku i tij, Edevaldo Haxhiu ka thënë se “nuk i kujtohej emri”. Pak muaj më parë, policia shoqëroi për të marrë në pyetje edhe Canajn, ndërsa tashmë po hetohet në gjendje të lirë.



Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke ardhur në Shqipëri në 18 prill duke mbyllur gjithashtu shërbimet e kompanisë së tij “Thodex”, në të cilën kishin investuar më shumë se 350 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre, turq.



Dëmi i shkaktuar ndaj tyre është 2 miliard dollarë, ndërsa një pjesë të parave ai i mban me vete në një server të posaçëm, ku mendohet se ndodhen 108 milionë dollarë në kriptomonedha.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas