Kryedemokrati Lulzim Basha i është bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin Kombëtar.
Basha mbërriti tek zona përpara Ministrisë së Brendshme, ku po zhvillohet protesta në këto momente.
“Të gjithë ata që zbatojnë urdhrat e xhelatit do të kenë të njëjtën fat si ai. Do t’i vëmë këta barbarë para përgjegjësisë. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të njohin vetëm një të drejtë, atë për të protestuar dhe për t’u përballur me këtë regjim palaçosh. Të shpërfillin çdo gjë tjetër. Nuk ka bandit si Rama që t’ia heqë të drejtën.
Ka shumë pak banditë për të mbajtur zemërimin e popullit që po fryhet. Do t’i marrë përpara. Sa herë që qytetarët do të goditen opozita dhe Lulzim Basha do të jetë pranë tyre. Ky regjim nuk njeh ligj, por vetëm përballje. Do të qëndrojmë këtu sa të kemi fuqi”, u shpreh Basha.
Policia ndërhyri forcërisht duke shpërndarë protestuesit disa minuta më parë, ndërsa shoqëroi 6 aktivistë të Shoqërisë Civile.
Më herët koalicioni opozitar u mblodh në selinë e PD ku vendosën nisjen e protestave popullore pas shembjes së Teatrit nga qeveria.
LEXO EDHE:
Basha: Rinia e Tiranës të derdhet rrugëve, sot shpëtohet demokracia