Dikur ishte një garë simbol i aristokracisë.
Jo më.
Garat e kuajve Aintree në Britani janë kthyer në simbol të teprimit.
Edhe sivjet, femrat ishin protagoniste me shfrenimin e tyre.
Fotot e bëra në këtë aktivitet kanë pushtuar mediat europiane.
I pranishëm në këto festime ishte edhe Conor McGregor.
Kampioni i arteve marciale mikse e ka lënë pas telashin me ligjin në SHBA.
Ai mbërriti për të shijuar këto pamje kaq britanike.
Prej andej u largua me një ‘thes’ me para.