Nëse u hedh një sy rrjeteve sociale këto 24 orët e fundit, me siguri që do të vini re sa shumë flitet për tenorin Saimir Pirgu.
Duke folur për protestat në Shqipëri dhe ndikimin tek imazhi që kanë të huajt për vendin tonë, Pirgu tha se “më duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gome të djegur”.
Ajo që pasoi ishte një tërmet reagimesh nga personazhe të njohur dhe të panjohur, që i bëjnë thirrje Pirgut të vijë të jetojë në Shqipëri realitetin dhe jo imazhin.
Gazetari Klodia Tomorri shkruan: “Bono Voxi me Roberto De Niron thanë publikisht në televizion Fuck Trump. Sajmiri ynë thotë ‘fuck’ populli që dogji gomën. O Sajeeee. Mos fol daku, bjeri qemanes më mirë”.
Të tjerë thonë se Pirgu mjafton të shohë se çfarë po ndodh në Francë prej muajsh.
Vetë Pirgu e ka ndjerë presionin e këtyre komenteve, pasi faqja e tij në Facebook, me mijëra ndjekës, vërshoi nga komentet. Ai zgjodhi të përgjigjet ndaj njërit prej tyre, një komentuesi të quajtur Lirim K Nezha, mjaft i ashpër në qëndrimin e tij.
“Ky reagimi jot o Lirim K Nezha është njëlloj si ajo goma e djegur që nuk të bie në sy as ty, as këtyre zotërinjve që na qenkan prekur nga fjalet e mia. Por po të pergjigjem ty sa për të gjithë këta këtu poshtë që i ka zënë meraku për lekët apo sa pëllas une. Veç për kujtesë: 1. Kam reaguar atëherë kur gomat digjeshin në Lushnje nga PS dhe PD ishte në pushtet. Si atëherë dhe tani, e quaj të gabuar reagimin e disave me dhune m’u në mes të Europës (ndonëse juve nuk ju mbushet mendja, prapë Europa na ka për pjesë e pjesë e saj jemi). 2. Kam reaguar atëherë kur kjo qeveri ekzistuese na donte të hapte në Shqipëri një central nuklear kur ne vetëm një Gërdec nuk kontrolluam dot e akoma viktimave nuk iu ka dalë shpirti. 3. Kam reaguar kur u shenjtërua Nënë Tereza e në Shqiperi apo Kosovë nuk u bë asnjë aktivitet se mjaftonte ai jashtë mureve të Vatikanit në Romë. 4. Kam reaguar për fëmijët me sindromë kur shoqëria jonë i mbante mbyllur nëpër dhoma si të sëmurë psiqikë. E këtu nuk po vazhdoj më se lista është e gjatë. Pra kam që me Berishën, me Nanon e me Ramën së fundmi të 3, e të tjere si këta më kanë ftuar e dekoruar. Si thua, mos e kanë bërë vallë se kam bordero me ta apo me kanë dhënë ndonjë çek siç mund t’i vejë mendja ndonjë mendjeshkurtri këtu poshtë? M’u përgjigj po munde, jo me sharje. Për fat të mirë koha tregon se kush është gjithsecili, e bëni mirë të tërhiqeni nga sharjet e ofendimet se unë nuk jam virtyt i politikave shqiptare, por vetëm i punës time,” shkruan ai.
Parlamenti europian, dy ditë para se të ndodhnin protestat masive në Shqipëri, rastisi që të miratojë një rezolute ku dënonte dhunën qeveritare ndaj demostruesve.
Kush ishte dhunë në protestat në Shqipëri, tymi i një gome të djegur në hapsirën para parlamentit nga banorë të Tiranës që kanë mbi katër muaj që protestojnë kundër kësaj qeverie që kërkon ti nxjerrë në rrugë në mes të dimrit duke ju a shkatëruar shtëpitë, që dikush të vidhte 18 milion euro, apo tymi i bombave me gaz helmues që ju bllokoi frymëmarjen mijra protestuesve, por edhe kalimtarëve në periferi të parlamentit ?
Është njëqind herë më shqetësues tymi që doli nga depot e ministrisë së mbrendëshme, ku ruhen dokumenta sekretë shtetërore, sesa tymi i një gome të ndezur në shesh të hapur.
A ke parë o z.Pirgu që nga protestat paqësore të opozitës të jetë gjakosur ndonjë polic ?
Janë të filmuara pamjet kur jo vetëm protestuesit por edhe policët janë asfiksuar nga bombat me gaz të hedhura në mënyrë provokuese me urdhër të krerëve të asaj policie.
Edhe mund të ndodhë që në mesin e dhjetra mijë protestuesve, 5-6 persona të cilëve ju ka shkuar e keqja deri në kockë, të bëjnë ndonjë veprim të dhunshëm, por nëse policia e shtetit, vihet vërtetë në shërbim të ligjit, i kap ato dhe i arreston në vendin e kohën e ngjarjes, e jo t’ju shkojë në mes të natës , jashtë ligjit e në prani të fëmijve ti arrestojë duke i keqtrajtuar, vetëm se i ka në listat e saj si kundërshtarë të hapur të regjimit.
z.Pirgu duhej të inspirohej për të bërë koncerte për të nderuar një protestues 80 vjeçar nga Lezha, me babain e tij të vrarë nga diktatura enveriste e me gjithë familjen e tij të persekutuar, që vetëm se u ngjit në skelën para kryeministrisë, u arrestua nga policia.