Tuesday, July 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Edhe Kosova do të vendosë tarifë për Rrugën e Kombit, por pritet të jetë simbolike

by mapo.al
02/04/2018
in Ekonomi, Kryesore
0

Radio Evropa e Lirë shkruan se edhe Kosova do të vendosë një tarifë si ajo e rrugës së Kombit, për pjesën e autostradës së Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës kosovare është në procedurë të fizibilitetit, por që është thënë se kjo tarifë do jetë simbolike dhe do përputhet me kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Vendosja e tarifës për qarkullim në autostradën “Rruga e Kombit” e cila po hasë në kundërshtime të shumta, sipas ekspertëve të fushave ekonomike dhe përfaqësuesve të bizneseve, do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi tha për Radion Evropa e Lirë se tarifa rrugore është një goditje shumë e rëndë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Vëllimi tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është dhjetë herë më i ulët sesa me Serbinë dhe vendosja e taksës rrugore do ta reduktojë edhe më shumë këtë vëllim tregtarë. Qeveria e Shqipërisë po merr veprime konkrete të cilat po e frenojnë rritjen e vëllimit tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve”,- tha Gashi.

Sipas vendimit, i cili pritet të hyjë në fuqi së shpejti, të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit”, në pjesën e Shqipërisë, do të paguajnë tarifë nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat dhe deri në 25 euro për kamionët e tonazhit të rëndë.

Të dhënat zyrtarë tregojnë se vlera e importit të produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit tejkalon shumën prej 99 milionë euro, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri është vetëm 15 milionë euro.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se do të duhej të kishte taksë, por ajo të jetë e arsyeshme, pasi që tarifa e caktuar do të ketë ndikim negativ në aspektin ekonomik.

“Një vendim i cili kur është marrë nuk ka trajtuar shumë aspekte. Ka qenë jotransparent dhe ka një strukturë të taksave që janë mjaft të larta, qoftë për qytetarët, qoftë për biznesin.

Pjesa më e madhe që preken nga kjo taksë janë qytetarët e Kosovës. Nëse kjo taksë mbetet dhe nuk ka alternativë së paku do t’i bëjë produktet më pak konkurruese.

Por, unë mendoj se ende ka hapësirë që Qeveria e Shqipërisë të gjejë një modalitet që nuk i dëmton as qytetarët e as bizneset”,- tha Rukiqi.

Sipas të dhënave të Policisë kufitare të Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, vetëm në vitin 2017 në kufirin me Shqipëri janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve./TCH/

 

 

 

Tags: Evropa e LirëkosovaradioRruga e Kombittarifë

JU SUGJEROJME

Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova
Aktualitet

Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova

19/07/2022
Shqipëria i jep ‘dritën jeshile’ hyrjes në NATO të Finlandës dhe Suedisë
Kryesore

Xhaçka për negociatat me BE-në: Na pret një proces sfidues, jemi gati

19/07/2022
Yuri Kim flet për zgjedhjet e 25 prillit: Ishin të mira, por jo perfekte
Kryesore

Negociatat/ Yuri Kim: Hap historik! SHBA në mbështetje të Shqipërisë

19/07/2022
Mungoi opozita në Bruksel, Rama justifikohet: Nuk dija se cilën prej tyre të ftoja
Aktualitet

Mungoi opozita në Bruksel, Rama justifikohet: Nuk dija se cilën prej tyre të ftoja

19/07/2022
Next Post
Shpërthen Agron Shehaj: U mblodhën biznesmenët e Ramës me kuç e maç, për të mbrojtur korrupsionin

Shpërthen Agron Shehaj: U mblodhën biznesmenët e Ramës me kuç e maç, për të mbrojtur korrupsionin

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova
  • Xhaçka për negociatat me BE-në: Na pret një proces sfidues, jemi gati
  • Negociatat/ Yuri Kim: Hap historik! SHBA në mbështetje të Shqipërisë
  • Kepi i Rodonit sërish në “pushtetin” e flakëve
  • Mungoi opozita në Bruksel, Rama justifikohet: Nuk dija se cilën prej tyre të ftoja



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In