Spartak Ngjela nuk përdor gjysëmshprehje, por tregohet i drejtpërdrejtë duke mos u rezervuar në asnjë fjalë.
Në një status të hedhur në FB lidhur me arrestimin e Ermal Hoxhës dhe lidhjet e tij me trafikun e kokainës, Ngjela ka thënë se nuk kishte se si nipi të mos ecte në gjurmët e gjyshit.
Ngjela tha se historia vjen e përsëritet dhe do të vijojë të përsëritet në sagën kriminale Hoxha.
Sipas tij asgjë nuk lind nga asgjëja, por gjithçka trashëgohet, përfshirë edhe aftësia për të trafikuar.
Ja postimi i plotë i Spartak Ngjelës:
Historia vjen e përsëritet, dhe do të vijojë të përsëritet në Sagën kriminale Hoxha. Kurrë mos mendoni se trafiku vjen dhe lind befas në një familje – ai është një tendencë apo një propensitet natyror i trashëgueshem.
Kështu është në të gjithë botën: trafikantët janë fis: nga gjyshi te nipi. Kjo ndodhi edhe me familjen apo me Sagën Hoxha. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse edhe Enver Hoxha veprimtarinë e tij politike e ka nisur në funksion të trafikut. Hoxha ishte trafikant i madh në Shqipërinë e pushtuar nga Italia: në Shqipëri dhe në Kosovë.
Enver Hoxha luante 70 përqind të trafikut të duhanit në Shqipëri ne fund te viteve 30′. Dhe këtë mundësi ia kishte dhëne Ibraim Bixhaku, latifondisti i madh i Elbasanit. Me anë të nipit të Biçakut, Enver Hoxha luante volumin më të madh të duhanit në tregun shqiptar dhe si trafik kontrabande, në atë të ashtuquajturën kioskë që e kishte emrin, Dyqani Flora, e që ndodhej në Rrugën e Dibrës.
Por, kjo s’ka qenë gjë, sepse ajo që e bën të theksohet këtë trafik është fakti se, me paratë e trafikut të duhanit, Enver Hoxha bleu Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe, me të, i solli gjëmën Shqipërisë.
Bleu me ar të dy jugosllavët që ai vetë, me paratë e tija, i çfliroi nga burgu afër Rogozhinës, dhe, me anë të tyre, vuri në dorë Partinë Komuniste, pa qënë as simpatizat e jo më anëtar i ndonjë grupi komunist.
Ja, tani, pas shtatëdhjetë vjetësh, përsëri një trafikant, nipi i Enver Hoxhës, me anë të trafikutr të kokainës, sigurisht që ka menduar të blejë Partinë Socialiste. Nuk e ka menduar keq se partitë shiten e blihen ende në Shqipëri, madje deri dhe me tetë apartamente është shitur njëra në vitin 2003.
Por, kjo është sekondare; ajo që vlen të përmendet është fakti që Shqipërinë ka 100 vjet që e marrin në dorë trafikantë dhe hajdutë. Por, ama, ky është bash shkaku që shqiptarët janë padrejtësisht të varfër në këta 100 vjet. Dhe do të vijojnë të jenë po të varfër sa kohë do të drejtohen nga hajdutë dhe trafikantë.
Pse keta burra behen sfacato fare! Pse s’i ka thene keto gjera me pare ky Ngjela? Apo bum! del nje ngjarje, me vrap nje koment qofte dhe fantazi. sa llafazane pa lezet jane bere !
Ne dikur mblidhnin lulekuqe i thanim dhe i conim ne farmaci. farmacia i peshonte e na jepte parate. Moshataret e mi jane te vjeter, po ne elexofte njeri kete, do thote qe them nje te vertete. Sot e dijme qe ajo qe heroine. se paku te flasim me fakte
O Eno Dauti, ti e pike pa uje fare. Pyetja me kot eshte pse s’i ka thene me pare ky keto? A e di ti cfare dmth kontekst? Duhet ta dish meqe paske shitur edhe fara lulekuqe. Perndryshe edhe ti perse nuk e kishe thene me pare qe kishe shitur fara lulekuqe?
ENVER HOXHA ,KA TRAFIKU EDHE KUR ISHTE NË PUSHTET,CIGARET MAFIES ITALJANE ,TRAFIKANTËT HANIN E PININ NË HOTEL “KRUJA”NË DURRËS NGARKONIN SKAFAT ME CIGARE. MALBORO,FILIPMORRIS,KAMEL DUNHILL E TJERA QË I FALSIFIKONTE RREGJIIMI HOXHA.
Ngjela ka lajthitur. Burgu tani po i jep efektet e tij. Fantazon si nje femije dhe mendon se ne te tjeret e besojme. Per te eshte e rendesishme qe i ka mbushur mendjen vetes se eshte i zgjuar. Perallat e tij kane filluar qe nuk ja degjojne dhe ata qe ka punesuar ne zyren e tij te avokatise.Zoti Ngjela te rrosh vete se mendja te ka lene.
Mungesa e pushtetit ,ka kohe qe kete njeri po e nxjerr nga shinat e arsyes. Paralelizmat e tij kryqezohen vetem ne mendjen e pjerdhur te Ngjeles.
Fakti i Ngjeles esht i hiperbolizuar. Per kete duhet nje shkrim me i gjate.
Taku pikes I ke ra nje fjal nuk mund te hillet poshte,
Ndiej keqardhje qe avokati po degradon per dite dhe me shume. Une besoj se E. Hoxha ka bere aq gabime dhe faje sa nuk ka nevoje te sajohen te tjera te paqene. Ne vitet ’30, qe pretendon avokati, Hoxha ka qene ne France e Belgjike dhe me pas profesor ne gjimnazin ( Liceun francez ) e Korces. Askush deri me sot nuk ka perrallisur gjera te tilla. Te jesh denuar nga regjimi i Hoxhes eshte tjeter gje dhe te flasesh brockulla eshte nje gje tjeter.
Sa i perket nje lexuesi me pseudonimin Qemal balla, duhet sqaruar si vijon: ne vitet ’70 ka ekzistuar nje kontrate me nje firme zvicerane ( e drejtuar nga italiane ) e cila ( kontrata ) parashikonte qe pala shqiptare te pranonte ne portet e saj dhe te ruante aty perkohesisht mallra ( cigare ) si rruge tranzit per Itali e gjetke. Pala shqiptare e ka ditur se tregtia e cigareve nga ajo firme po behej ne rruge te paligjshme por kontrata vete ishte e ligjshme dhe e rregullt pasi shteti shqiptar, thjeshte bente ruajtjen e mallit perkohesisht ne magazina dhe merrte parate per kete veprim. Fakti qe pala tjeter bente kontrabande cigaresh nuk i sillte asnje dem popullit shqiptar dhe malli nuk ishte droge qe sjell vdekjen. I vetmi dem iu shkaktohej shteteve ku futej malli dhe per kete s’kishte kurrfare arsyeje qe ne shqiptaret te merziteshim, ashtu sic nuk jane merzitur dhe as merziten te huajt per ne. Ajo qe eshte me e rendesishme, eshte fakti se te ardhurat qe merreshin nga ruajtja dhe ngarkim-shkarkimi i cigareve kalonin ne buxhetin e shtetit dhe perdoreshin per popullin shqiptar dhe nuk futeshin as ne xhepat e E. Hoxhes dhe te asnje zyrtari shqiptar. Pra, ketu ka nje dallim jashtezakonisht te madh dhe vetem ligesia dhe dashakeqesia e individeve te vecante mundet t’i trajtoje si fenomene te njejta apo te ngjashme. Ngjela, me keto qe thote ( jo vetem sot ) po tregon se eshte ne degradim te plote dhe po humbet perdite e me shume edhe ate konsiderate te pakte qe kane pasur njerezit per te.
O zoteria qe paraqitesh me emrin italian Damiano Damiani e dukesh nje komunist e enverist shqiptar 24 karatesh.
Kico Ngjela, babai i Spartakut, ne mos gaboj, ka qene per nje kohe te gjate minister i tregetise se jashteme ne kohen e Dulles.
Me mire se ja ka ditur Kicoja pislleqet Enverit, te mblidhen edhe disa mijra antare mafioze italiane te grupeve ekstremiste staliniste “brigade rosso”, si puna tende, e nuk do te ishin ne gjendje te thonin ndonje gje te kjarte.
Ka vertete tek Spartaku ndonje qendrim patetik ekstremist, bazuar ne subjektivizmin e interesave te tij personale, por pergjithesisht ai i bie kokes te vertetave, ndonese pak me tendenciozitet.
Nuk eshte e rastit qe, Ngjela e disa “intelektuale” te tjere te llojit te tij, qe jane ne te njejten kohe pjese edhe e persekutoreve komuniste, por edhe viktima te persekutimit komunist, hidhen neper deget e kalbura te politikes shqiptare, here majtas e here djathtas.
Qe diktatori komunist shqiptar , Enver Hoxha ishte nje nder kriminelet me mizore e ne te njejten kohe nder me xhahilet e kampit komunist, le ta dalin gjithe “brigadat e kuqe” te mafies italiane, demoniane e sharllatane, nuk ja shpelajne dot qelbin.
Nuk jam i nje mendimit me Spartakun e disa te tjere, qe te keqen e diktatures komuniste ne Shqiperi, e shohin vetem tek personi “Enver Hoxha”.
Jo mor jo.
Dihet se sistemin komunist e patem peshqesh nga komunizmi sllav.
Nuk ka rendesi se cilin hale perzgjodhen.
Nuk do te ishte i biri i hoxhes se Gjirokastres, do te ishte nje teneqexhi nga Korca, apo marangoz nga Shkodra.
Ideja e diktatures se proletariatit eshte qe kembet te drejtojne koken, lumpenet, funderinat e kombit, t’ju japin mend intelektualeve te shquar.
E pra eshte sistemi ai qe pjell diktatoret e jo diktatoret qe pjellin sistemet.
Eshte paradoksi me i madh qe nje gjysmak ne formim arsimor e profesional si Edi Rama, me tipare te perbashketa te formimit moral me Dullen, te dalin “nje milion” shqiptare e te hedhin voten e tyre qe te behet kryeminister ky njeri me pamjen e kashtes se gjate te bimes se misrit, por pa asnje kalli.
Tragjikomikja e paradoksit vazhdon me tej, kur ky gjatoshi, si shef i socialisteve shqiptare, paraqet rikthimin ne sistemin socialist, si nje Rilindje te shqiptareve.
Do te hidhet me siguri dikush e te thote se socialistet shqiptare tashme jane “reformuar”, europianizuar e moderuar, pasi financiarisht na jane bere kapitaliste multimilionere.
O Damiano damllaja !
Po te drejtoj pyetjen e thjeshte,
Perse nuk ka me asnje komunist apo socialist italian e asnje parti me peshe komuniste ne Itali, por te gjithe te “majtet” jane grupuar ne nje aleance politike te quajtur “demokratike” ?
dhe ti qenke me palle se palla ne Itali partia demokratike ka grupuar P.Socialste (DS) Ulivo dhe te gjitha partite e majta pervec P.Komuniste dhe ne qofte se ti deficent sheh tek PS e Edi Rames sistemin socialist si te Hoxhes atehere me plot gojen them se ti qenke nje super idjot dhe me temeta mendore ndersa sa per Avokatin dcihet qe per nje post shet edhe bydhen dhe kur sja japin postin flet si nje njeri i percartun duke shpifur sa majtas djathtas.
Kur vinte Enveri per pushime ne Pogradec armata Jugosllave bashke me UDB-shet bllokonin te gjitha rruget e Ohrit
Kontrolloheshin te gjithe shqiptaret dhe turistet e dyshuar per arme
Ndersa Enveri hidhte” valle te gojen e ujkut”
Te rroni vete o ” lexues ” i pamend qe duket qarte qe gjithe jeten tende s’i ke lexuar tre libra. Ti beson se urrejtja dhe pasionet jane te mjaftueshme per njohjen e se vertetes. Vazhdo se je ne rrugen e duhur. As Perendia nuk mund te te beje derman.
Sidoqofte, Ngjela din diçka me shume se ju.
Z.Ngjela dua te di ke femije.Kuptohet djale.Mbasi historia vjen e perseritet tek brezat e pasardhes.
Beji politike se mos i ngjan gjyshit.