Masa e sigurisë për 23 personat e arrestuar për trazirat në Rrugën e Kombit do jepet ditën e mërkurë.
Mediat patën raportuar se kjo masë do jepet sot, por së fundmi është mësuar se masa e sigurisë do jepet nesër në orën 9:00.
Masa do jepet nga Gjykata e Kukësit.
Është caktuar gjyqtarja që do të marrë në shqyrtim masën e sigurisë për 23 qytetarët e arrestuar pas protestës së zhvilluar në Kukës.
Ajo do të jetë Alma Ahmetaj.
Dhjetëra protestues janë grumbulluar ndërkohë në ambientet e jashtme të drejtorisë së Policisë në kryeqytet.
Mes tyre gjenden dhe deputetë të opozitës, ndërsa policia ka kaluar në gjendje gatishmërie, pasi pritet përshkallëzim i protestës.