Kur ka ngelur vetëm një javë nga afati për mbylljen e aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ambasada iu bën thirrje qytetarëve që janë të interesuar për të aplikuar që të plotësojnë vet udhëzimin.
“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉 https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip si të plotësoni formularin tuaj hap pas hapi 👉 https://bit.ly/2RC6zZI”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00”.