Aktualitet

Edhe Nju Jorku i jep fund “rebelimit” ndaj masave shtrënguese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:11 - 11/05/20 |
mapo.al

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka njoftuar përmes një konference për shtyp të hënën se nga java e ardhshme do të nisë lehtësimi i masave të izolimit në shtetin që konsiderohet si epiqendra e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ky është një nga hapat më të mëdhenj“, deklaroi Cuomo i cili theksoi se bizneset që nuk paraqesin rrezikshmëri mund të hapin dyert që nga e premtja.


Guvernatori i Nju Jorkut, Cuomo disa herë është përfshirë në debate të ashpra me presidentin Donald Trump gjatë këtyre javë të izolimit pasi ka kundërshtuar hapjen e shpejtë të ekonomisë nga frika e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, i cili në këtë shtet, deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 26 mijë personave.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas