Edhe pse janë më të ashpër, Rama: Do ishte më e lehtë po të kishte negociata me SHBA

Duke folur në aktivitetin për “Trashëgiminë Kulturore” në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama tha se do të ishte më e lehtë nëse do të kishte negociata për tu bërë pjesë e SHBA, pasi nuk do të duhej të bindeshin 27 koka.

“Po të kishte negociata për tu bërë pjesë e SHBA, mund të kishte qenë më e lehtë, mbase. Sepse nuk do të duhej të bindnim 27 koka dhe sot më vjen mirë të kujtoj se presidenti i Këshillit Europian para pak ditësh këtu në Tiranë gjeti fjalët, jo vetëm më të mira, po dhe më të goditura për të na inkurajuar në këtë proces ku tha se sot ne jemi mbase shumë më europianë se të tjerë që janë pjesë e BE-së”, tha ai.

Duke folur për zyrtarë gjermanë që kanë folur me skepticizëm për anëtarësimin e Shqipërisë, Rama tha se janë koka lajmesh në Shqipëri, por në vendin e tyre nuk u bie radha.

“Nuk ka diskutim se për Shqipërinë sot, dhe fëmijët tanë nesër ky është projekti më pozitiv i imagjinueshëm për të cilin ia vlen çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe i gjithë durimi për të dëgjuar edhe më të fundit fare, që bëhet personazh dhe zë i ekraneve dhe lajmeve të para në Shqipëri ndërkohë që në vendin e vet si bie radha kurrë të dalë në lajme”, tha Rama.

Megjithatë SHBA janë më të ashpër se BE me Shqipërinë. Para pak ditësh, Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se po të ishte një qytetar shqiptar do të ishte i skandalizuar se si i shpëtojnë ndëshkimit zyrtarët më të lartë të vendit.

“Mendoj gjithashtu se ka një prirje nga ana e evropianëve që thjesht miratimi i ligjeve ose marrëveshjet për strategjinë për luftën ndaj korrupsionit, të shihen si përparim. Pikëpamja amerikane – dhe kjo mendoj se është e dukshme në raportin për të Drejtat e Njeriut – mënyra se si ne i trajtojmë gjërat, nuk është njëlloj: Nuk është e mjaftueshme të miratosh një ligj, duhet të ketë zbatim konkret, hapa konkrete. Për shembull është gjë pozitive që së fundmi ka pasur veting të gjykatësve, por kjo nuk do të thotë që brenda natës u zhduk korrupsioni në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe mendoj se raporti i Departamentit të Shtetin e reflekton këtë. Edhe nëse ka pasur miratime, zbatimi konkret, ndryshimi në terren, nuk është realizuar dhe prandaj duket se ky raport është shumë më kritik. Unë e shikoj këtë kontrast”.




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252