Një milionere e re në Britani ka zbuluar se ka një vit që nuk ka kryer marrëdhenie seksuale, ndonëse ka ofruar të paguante 77 mijë dollarë për personin i cili do të dëshironte të kishte një romancë me të. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Jane Park ka shkruar: “Dita e 362 pa seks. Dola jashtë dhe vrapova me pantofla vetëm që të kujtoja se çfarë zhurme kishte”.
23-vjeçarja është në kërkim të një partneri që prej kohës kur u nda nga ish-futbollisti Jordan Piggot dhe konkurrenti i “X-Factor” Sam Callahan. Gjithnjë nën përpjekjet për të gjetur të duhurin, Jane krijoi vitin e kaluar një faqe interneti ku kërkonte që të gjithë ata që dëshironin të kishin një romancë me të, të bënin një aplikim.
Ajo është shndërruar në milioneren më të re të Britanisë pasi në vitin 2013 fitoi një milion funte. Por me ç’duket fati i atëhershëm, nuk e ka ndjekur më!