Në Milano të Italisë, Stamboll të Turqisë, Athinë të Greqisë e deri në Seul të Koresë së Jugut, Malajzi e Filipine, miliona njerëz vërshuan sot në rrugë në mbarë planetin për të protestuar në Ditën e Punëtorëve.
Protestat më të dhunshme u shënuan në Turqi dhe Itali.
Të paktën 136 persona u arrestua në Stamboll.
Protesta të dhunshme pati edhe në Greqi e në Tajvan.
Mbi 100 mijë njerëz ishin në rrugë në Seul të Koresë së Jugut.
Nga ana tjetër, në Shqipëri një grup të rinjsh e pritën me protesta kryeministrin Edi Rama, ndërsa ai doli nga panairi i Punësimit.
Edhe një grusht me komunistë protestuan, por shumica dërrmuese e shqiptarëve e përjetoi këtë si një ditë të bukur feste.
Në rrjetet sociale vazhdoi ironia me këtë qasje të shqiptarëve ndaj kësaj dite të rëndësishme.