fbpx

Aktualitet

Edhe sa do të zgjasë zonja kancelare?






               Publikuar në : 20:04 - 10/07/19 |
Nga Nikolaus Blome

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, 64 vjeç, u dridh sërish të mërkurën gjatë një ceremonie zyrtare. Ajo tha për mediat se ndjehet mirë dhe se nuk duhet të shqetësohemi për të. “Do jetoj edhe pak me këtë gjë,” tha Merkel. Një zëdhënës tha se bëhet fjalë për një problem psikologjik. Por sa do të shkojë kështu?


Nga Nikolaus Blome, BILD



Angela Merkel dridhet. Ajo duhet ta mbledhë veten. Është imazhi i një gruaje të fortë që lufton me dobësitë e saj. Ajo po hesht për arsyet, duke qëndruar stoike deri në kokëfortësi.

Në një përzierje mes mëshirës dhe pafuqisë, shumica e gjermanëve dhe medias rreth globit po bëjnë sehir.

Përse po e bën ajo këtë?

Në vitin 1997, ministrja e atëhershme e mjedisit, Angela Merkel, shkruante një fjali të tillë në një libër: “Do të doja të gjeja kohën e duhur për të dalë nga politika. Është shumë më e vështirë nga sa e kam imagjinuar ndonjëherë. Por nuk dua të katandisem në një gërmadhë gjysmë të vdekur”.

Kancelarja nuk është gjysmë e vdekur, natyrisht. Por duket se e ka humbur kohën e duhur për t’u larguar. Dridhja e pakontrolluar është një simbol i shëmtuar i kësaj.

Në gusht të vitit 2010, dy kryeministra landesh të CDU deklaruan dorëheqjen vullnetare nga të gjitha detyrat. Angela Merkel tregoi mirëkuptim. Që të dy kishin qenë në detyrë për rreth dhjetë vjet, çka është e mjaftueshme, pati thënë ajo.

Dhjetë vjetët e saj skaduan në vitin 2015, por ajo qëndroi. Në atë kohë, në verë, kriza greke dhe ajo e refugjatëve u bashkuan me njëra-tjetrën. Dorëheqje në atë fazë? Për Merkel, kjo nuk vihej në diskutim, pasi dukej si dezertim: Ndjenja e detyrës, përkushtimi ndaj punës dhe vullneti për t’i treguar të gjitha, ishin më të forta.

Është krejt e mundur që kancelarja ndjen keqardhje për këtë sot- siç ndoshta edhe për vendimin që të merrte pjesë sërish në zgjedhjet parlamentare në vitin 2017. Ajo e dinte që nga dita e parë se largimi i saj do të ishte një çështje diskutimi. Po ashtu e dinte se kjo do hidhte hije që në fillim mbi mandatin e saj të fundit. Konkurrimi ishte një gabim- të paktën në retrospektivë duhet të gjykojmë kështu. Megjithatë, kufizimi i mandateve të kancelarëve me ligj deri në dhjetë vjet, do të ishte i gabuar. Votuesi dhe askush tjetër nuk duhet të kufizojë periudhat e mandateve në demokraci, kjo do të thotë: t’i japësh fund.

Angela Merkel donte një largim të vetëpërcaktuar nga politika, si njeri i lirë dhe jo si një rrënojë. Sa më gjatë të hezitojë, aq më pak gjasa ka që të ketë sukses.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas