Kryesore

Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar, 4 pacientë në gjendje të rëndë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 09/05/20 |
mapo.al

7 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Edhe sot numri i të shëruarve është më i madh se ai i të prekurve të rinj.


Deri tani janë shëruar 627 qytetarë, pra mbi 70% e të infektuarve. “Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.


Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes“, – tha Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik.


Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

 

LEXO EDHE:

6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 856 numri i të infektuarve


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas