fbpx

Aktualitet

“Edhe unë”/ Piktori i njohur i bashkohet nismës kundër zgjedhjeve





               Publikuar në : 15:57 - 25/06/19 |
mapo.al

Shtohen radhët e intelektualëve të cilët bëhen pjesë e nismës “Edhe unë” të artistit Bujar Kapexhiu, për të pamundësuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Piktori Avni Delvina ka publikuar në rrjetet sociale imazhin e kësaj nisme, duar të prangosura përpara Kryeministrisë, duke shkruar mbi të “Edhe unë“.




Nismës së aktorit dhe regjisorit të njohur, Bujar Kapexhiu, për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, i janë bashkuar me dhjetëra intelektualë. Politikanë, njerëz të medias, artit dhe fushave të tjera kanë vendosur të bëhen pjesë e nismës “Edhe unë”, duke dalë kundër 30 qershorit, ndonëse mund të ndëshkohen.


Ata kanë shpërndarë në profilet e tyre në rrjetet sociale nismën e Kapexhiut, ndërsa shprehen se janë gati t’i thonë burgut hapu.


Etiketa: , , ,

Pas